“Jemi yje që ndriçojmë” – perla e këngëtarit të ri, Adonis Binaku

“Jemi yje që ndriçojmë” – perla e këngëtarit të ri, Adonis Binaku

Showbiz November 28, 2020 - 16:32

Është njëri nga ata emra që premtojnë shumë për të ardhmen.

Bëhet fjalë për djaloshin Adonis Binaku, për të cilin muzika dhe këndimi duket të jenë dy drejtimet kryesore që pritet t’i ndjekë, teksa deri më tani ka treguar se gëzon gjithë potencialin e nevojshëm për të bërë para.

Së fundi ai ka publikuar edhe projektin “Jemi yje që ndriçojmë”, projekt ky që i atribuohet kombëtares së Kosovës.

Tekstin e ka shkruar Jehona Lumi, ndërsa Rinor Ukimeri muzikën dhe orkestrimin.

Paraqitja e Bunjakut nuk do shumë koment, andaj ju mbetet vetëm ta shijoni.