Tika publikon projektin e parë “Si unë”, si pjesë e labelit botëror “Sony Music”

Tika publikon projektin e parë “Si unë”, si pjesë e labelit botëror “Sony Music”

Showbiz November 27, 2020 - 19:32

Reperja kosovare e njohur me nofkën “Tika”, së fundmi ka publikuar projektin e saj të parë e titulluar “Si unë”, raporton “Zeri.info”.

Së fundmi ajo u bë pjesë e labelit të njohur botëror “Sony Music”.

E si pjesë e këtij labeli, këngëtarja sot lansoi këngën 'Si unë', një këngë kjo që atë e solli në tjetër formë, ashtu siç nuk e kemi parë deri sot.

'Si unë' u shkrua nga vet Tika, me muzikë nga Granit Gashi dhe Dardy, si dhe u finalizua me një klip shumë unik.

Ky projekt është vetëm fillimi i një karriere të suksesshme që e pret në tregun muzikor botëror. /Zeri.info