Beyonce, Taylor Swift dhe Dua Lipa, rekord nominimesh në Grammy

Beyonce, Taylor Swift dhe Dua Lipa, rekord nominimesh në Grammy

Showbiz November 24, 2020 - 20:19

Beyoncé, Taylor Swift dhe Dua Lipa dominojnë nominimet për 63-vjetorin e çmimeve më të rëndësishme të muzikës botërore Grammy. Shqiptarja Dua Lipa është nominuar në kategoritë kryesore si albumi më i mirë për Future Nostalgia, për këngën më të mirë të vitit dhe diskun më të mirë. Dua është nominuar edhe në kategori të tjera për albumin e saj Future Nostalgia.

Në total Lipa ka siguruar plot gjashtë kandidatura Grammy Ajo që bie në sy është fakti se The Weeknd i cili ka pasur këngën më të shitur të vitit Blinding Lights nuk është dominuar në asnjë kategori. Po ashtu edhe grupi Koreano Jugor BTS nuk ka arritur të kandidohet në kategoritë kryesore.

Pritshmeritë ishin të larta që artistja me origjinë shqiptare Ava Max të nominohej në kategorinë artistja më e re më e mirë e vitit, por kjo nuk ka ndodhur duke shkaktuar zhgënjim tek fansat e saj./ballkanweb