Mediat bien pre e një postimi të rremë, e shpallin Anxhela Peristerin përfaqësuese të Shqipërisë në Eurovision 2021

Mediat bien pre e një postimi të rremë, e shpallin Anxhela Peristerin përfaqësuese të Shqipërisë në Eurovision 2021

Showbiz November 23, 2020 - 19:00

Gjatë ditës në media të shumta në Shqipëri dhe Kosovë, është publikuar lajmi se juria e Festivalit të 59-të në RTSH, ka zgjedhur këngëtaren Anxhela Persiterin si përfaqësuese të Shqipërisë në Eurovision 2021.

Lajmi është përgënjeshtruar nga vet organizatorët e “Festivalit të Këngës”, të cilët kanë thënë se festivali, ashtu siç është planifikuar, pritet të mbahet në datat 17,18 dhe 19 dhjetor, ku fituesi si gjithmonë do ta përfaqësojë Shqipërinë në festivalin evropian “Eurovision”, raporton Zeri.info.

Në një prononcim për “Zërin”, Kozeta Kurti, e cila këtë vit është e angazhuar si zëdhënëse e Festivalit, ka thënë se gjithçka ka nisur nga një postim në rrjetet sociale të kompozitorit Miron Kotani, e më pas gazetarët kanë rënë në kurthin e këtij postimi duke raportuar si të vërtet lajmin.

Image
Raportimet e mediave në Kosovë

“Për rastin ne fjalë, ju konfirmoj se gjithçka ka nisur nga një kurth që kompozitori Miron Kotani (i cili s‘ka lidhje me Festivalin ketë vit, as si ofrues i ndonjë shërbimi te caktuar, as si konkurrent) u ka ngritur gazetarëve me një lajm te publikuar ne facebook-un personal te z. Kotani”, ka thënë Kurti për “Zërin”.

Në postimin e tij, Kotani kishte “shpallur” fituese sipas jurisë, këngën “Karma” të Anxhela Persiterit me 322 pikë, e cila këtë vit po garon në këtë festival.

Image
Raportimet e mediave në Kosovë

Ashtu siç është bërë tashmë e ditur, Festivali i 59-të i Këngës në RTSH, pritet të mbahet në ambiente të hapura për shkak të situatës me pandeminë COVID-19 dhe pas tri netëve të garës, juria profesionale pritet të zgjedh edhe fituesin./Zëri