Miley Cyrus dhe Dua Lipa vijnë fuqishëm me “Prisoner”
Showbiz
November 20, 2020 - 23:04
Këngëtaret Miley Cyrus dhe Dua Lipa, mbrëmjen e djeshme kanë publikuar këngën e tyre, “Prisoner”.
Ky është projekti i parë i tyre i përbashkët nga albumi i ri i Cyrus “Plastic Hearts”, të cilat vijnë me një shfaqje të veçantë.
Albumi i ri i Cyrus “Plastic Hearts” pritet të publikohet i plotë më 27 nëntor.