Infektuar: 35549
Shëruar: 21746
Vdekur: 939
Këtë të diele, vjen artisti nga Shkupi Baloski

Këtë të diele, vjen artisti nga Shkupi Baloski

Showbiz November 19, 2020 - 13:08

Kësaj radhe kemi kënaqësinë të kemi të ftuar Baloski Dj dhe producent nga Shkupi

Baloski e ndoqi karrierën e tij në prodhimin e muzikës elektronike në vitin 2010 në ESRA - Universiteti për Audiovisual Arts. Paraqitja e tij e parë si DJ ndodhi në klubin Kapan An,i njohur si një nga klubet që ndiqnin skenën underground në atë kohë.

Duke paraqitur një tingull ndryshe në skenë, shumë shpejt ai siguroi vendin e tij në klubin legjendar Sektor 909.

Në kërkim të njohurive shtesë dhe përvojave të reja, në vitin 2016 ai vendosi të transferohej në Amsterdam, dhe të vazhdonte shkollimin në Institutin SAE.

Nga viti 2017, jo shumë kohë pas hapjes së Epicenter, klubit të ri underground në Shkup, ai u bashkua si një nga DJ rezidentë më novatorë.

Në dy vitet e fundit, ai ndau skenën me disa nga DJ dhe producentët më të njohur në botë si Tale of Us, Mind Against, Woo York, Mathame,Boston 168, Etapp Kyle, Vaal, Kas: st, Artbat, Lehar, Paul Kalkbrenner e shumë të tjerë.

Ai po krijon një histori unike muzikore, që e çon turmën në një lloj tjetër udhëtimi në klub.

Të dielen kalojeni me muzikë të mirë nga ora 21:00