Infektuar: 40117
Shëruar: 25586
Vdekur: 1026
Martin Gore i “Depeche Mode” publikon këngën e re

Martin Gore i “Depeche Mode” publikon këngën e re

Showbiz November 18, 2020 - 11:57

“Mandrill” është kënga e parë nga EP-ja, e quajtur “The Third Chimpanzee”.

“Pjesa e parë që regjistrova kishte një tingull, i cili nuk ishte aspak njerëzor”, tha Martin Gore në një deklaratë. “Tingëllonte si primat, prandaj edhe vendosa ta quaj me emrin e një majmuni ‘Howler’”, raporton Pitchfork.

Pastaj kur erdhi koha për të emëruar EP-në m’u kujtua libri që e kisha lexuar “The Rise and Fall of the Third Chimpanzee” dhe e gjitha kishte kuptim, transmeton “Zeri.info”.

Në fillim të këtij muaji Martin Gore dhe pjesa tjetër e Depeche Mode u futën në “Rock & Roll Hall of Fame”. Ata u nderuan së bashku me disa nga muzikantët fenomenalë si - Arcade Fire, Chvrches dhe Coldplay - me homazhe gjatë ceremonisë. Bendi lëshoi dokumentarin e tij të koncertit “Spirits in the Forest” të vitit 2019. /Zëri

The Third Chimpanzee EP:

1 Howler
2 Mandrill
3 Capuchin
4 Vervet
5 Howler’s End.

Image