Publikohet lista e pjesëmarrësve në Festivalin e RTSH-së, pak emra të njohur

Publikohet lista e pjesëmarrësve në Festivalin e RTSH-së, pak emra të njohur

Showbiz October 28, 2020 - 17:33

Pak emra të njohur do të shohim këtë vit në “Festivalin e Këngës” në Radiotelevizionin shqiptar (RTSH).

Në listën e publikuar prej 26 artistëve, shihet një mungese e emrave të njohur të muzikës shqiptare, gjithsesi në këtë festival ku fituesi përfaqëson vitin e ardhshëm Shqipërinë në “Eurovision Song Contest”, janë emra si: Manjola Nallbani, Anxhela Peristeri, Rosela Gjylbegu, Era Rusi dhe Kasto Zizo, ndërsa një numër më i madh janë nga artistët e rinj, shkruan Zeri.info.

"Festivali i Këngës" pritet të mbahet në fund të dhjetorit, ndërsa fituesi do të përfaqësojë Shqipërinë në festivalin evropian të këngës “Eurovision” që në maj të vitit të ardhshëm mbahet në Rotterdam të Holandës.

Lista e plotë e pjesëmarrësve:

  • “Peng” – Devis Xherahu
  • “Valixhja e kujtimeve” – Orgesa Zaimi
  • “Kush je ti dashuri” – Festina Mejzini
  • “E morën botën” – Franc Koruni
  • “Pendesë” – Inis Neziri
  • “Kam me t’ba me kajt” – Sardi Strugaj
  • “Më jep jetë” – Gjergj Kaçinari
  • “Nëse vdes” – Durim Morina (Mirudi)
  • “Tjerr” – Evi Reçi
  • “Vashëzo” – Rosela Gjylbegu
  • “Vallja e jetës” – Klevis Bega (Kastro Ziso)
  • “Do t’ja dal” – Klinti Çollaku
  • “Karma”- Anxhela Peristeri
  • “Si ajo” – Ëendi Mancaku
  • “Ty” – Fatos Shabani
  • “Vajzë” – Florent Abrashi
  • “Njësoj” – Enxhi Nasufi
  • “Ajo vajza” – Kamela Islamaj
  • “Zjarri im” – Era Rusi
  • “Jo” – Erikson Lloshi
  • “Më mbron” – Xhesika Polo
  • “Ora e jetës” – Manjola Nallbani
  • “E lirë” – Giliola Haveriku
  • “Nënë” – Viktor Tahiraj
  • Vendi im” – Agim Poshka
  • “Meteor” – Stefan Marena