Elton John do të bëhet me kukullën e tij Barbie

Elton John do të bëhet me kukullën e tij Barbie

Showbiz October 23, 2020 - 15:42

Elton John do ta ketë kukullën e tij personale Barbie. Ndonëse kukulla nuk do t'i ngjajë këngëtarit që njihet si "Rocket Man", ajo do të stilohet sipas shijes së tij, shkruan CNN.

Kukulla Barbie me edicion të kufizuar, e cila veqmë u lansua në faqen e internetit të Mattel të enjtën, do të ketë një xhaketë komplet me shkëlqim, bashkë me inicialet e tij të shkruara me ngjyra të ndezura, trasnemton”Zeri.info”

Xhaketa e saj shumëngjyrëshe "Elton" ka yje në mëngë dhe vija ylberi në jakë. Ajo gjithashtu do të ketë çizme me ngjyra të ylberit, me një kapele ngjyrë vjollce dhe syze dielli rozë që ngjasojnë me ato të Eltonit.

Në përshkrimin e kukullës në faqen e internetit të Mattel thuhet se "kukulla Elton John Barbie është një bashkëpunim i guximshëm që personifikon dy ikona kulturore dhe e nderon artistin dhe muzikalitetin e tij të jashtëzakonshëm të një interpretuesi madhështor".

Kukulla, që me pakicë do te shitet për 50 dollarë, u lëshua për të shënuar 45 vjetorin e performancës dy-ditore të këngëtarit në Dodgers Stadium në tetor të vitit 1975. Në atë kohë, 100,000 të pranishmit e bënë atë koncertin më të madh ndonjëherë për një artist të vetëm.

Elton John tha per revistën “Rolling Stone” se "Barbie është një ikonë më vete, kështu që nëse ajo ma nderon punën time dhe stilin personal është një nder i vërtetë". "Shpresoj që ajo të frymëzojë fansat kudo që të ndjekin pa frikë ëndrrat e tyre dhe potencialin e tyre të pakufishëm."

Kukulla Elton John Barbie mund të blihet në faqen e internetit të Mattel ose në dyqanin në internet të Walmart./Zëri