Debbie Harry thotë se do donte të shkruante hite si WAP e Cardi B

Debbie Harry thotë se do donte të shkruante hite si WAP e Cardi B

Showbiz October 20, 2020 - 15:18

Këngëtarja e bendit “Blondie”, Debbie Harry, e ka vlerësuar këngën hit të reperes Cardi B “WAP”, duke thënë se do të kishte dashur që edhe ajo të shkruante një hit kaq madhështor.

Këngëtarja e duartrokiti Cardi B sepse, sipas saj, ajo është “e çmendur” dhe e “hapur seksualisht”.

“Kënga WAP është shumë sensuale, siç është Cardi B. Është klip shumë seksi dhe i nxehtë – mbase edhe i ndyrë – dhe e mira është që nuk është censuruar”, tha ajo për NME, transmeton “Zeri.info”

“Në fillim po mendoja: ‘Uau, do të doja të bëja diçka të tillë’, edhe pse e dija shumë mirë se nuk mundja. Por do të doja”.

Që kur u publikua në gusht, singlli, i cili është një bashkëpunim me reperen tjetër Megan Thee Stallion, ka ndarë opinionin.

Disa e kanë vlerësuar këngën dhe videoklipin shoqërues të saj se janë fuqizues, ndërsa kritikë tjerë pretendojnë se kënga është shumë eksplicite.

Pavarësisht nga kontradiktave, “WAP” ka rezultuar të jetë jashtëzakonisht e suksesshme. Kënga grumbulloi 93 milionë shikime në SHBA në javën e parë të publikimit, më së shumti që ka mundur të grumbullojë ndonjë këngë në javën e parë. Ajo rrëzoi nga froni rekordin e mëparshëm, atë të Ariana Grandes në vitin 2019 me hitin “7 rings”, që mblodhi 8 milionë shikime.

“WAP” ende qëndron në vendin e dytë në “Billboard 100”. /Zëri