“Rave” përmbyll sezonin e verës me Tatun këtë të diel

“Rave” përmbyll sezonin e verës me Tatun këtë të diel

Showbiz October 15, 2020 - 10:48

“Rave” po përmbyll tani sezonin e verës me një superparaqitje nga Tatu (Arlind Kozeli), që është emri tjetër për natën e vonë ose mëngjesin e hershëm në kryeqytet.

Që prejse s’mbahet mend marrëdhënia e tij deri diku perverse me muzikën e ka kthyer që në rininë e hershme në njërin nga DJ-të me karizmatikë e të dashur nga dashamirësit e orëve të vona.

Stili i tij i pagabueshëm për veshin vjen si një shkallëzim progresiv i House-it modern i ngjyer sipas rastit në techno e që jorrallëherë thyhet me ndonjë surprizë të këndshme.

Me pak fjalë, mjaftojnë vetëm veshët e këmbët për ta shijuar plotësisht.

Të dielën, në orën 21:00.

Mos mungoni!