Jim Parsons thotë se nuk e ka ditur që ka qenë i infektuar me koronavirus

Jim Parsons thotë se nuk e ka ditur që ka qenë i infektuar me koronavirus

Showbiz September 29, 2020 - 18:52

Ylli i serisë “The Big Bang Theory”, Jim Parsons, ka thënë se ai dhe bashkëshorti i tij ishin infektuar me koronavirus pa e kuptuar fare.

Aktori kujtoi se si në mars, dyshja humbi shijen dhe nuhatjen, shkruan NME.

Duke folur për përvojën e tij me virusin, Parsons tha: “Po, ne ishim të infektuar. Unë dhe Todi e patëm të dy me herët, nga mesi i marsit”.

“Nuk e dinim se çfarë ishte. Menduam se ishim të ftohur. Por më pastaj, nuk na dukej se ishte ftohje dhe më në fund e humbëm ndjenjën e nuhatjes dhe shijes. S’e kisha menduar ndonjëherë se si mund të jetë të humbasësh shijen dhe nuhatjen tërësisht”, tha ai.

“Kur je në karantinë, në të vërtetë nuk ke asgjë çfarë të bësh pos të hash. O Zot, ishte brutale. Haja gjithçka, por nuk shijoja asgjë. Përkufizim i kalorive të harxhuara”, potencoi Partsons.

Jim Parsons do të paraqitet në filmin e radhës “The Boys in the Band” në Netflix, më 30 shtator. /Zëri