Prestigjozja “Forbes”: Vizitojeni Kosovën, prej andej vjen Rita Ora

Prestigjozja “Forbes”: Vizitojeni Kosovën, prej andej vjen Rita Ora

Showbiz September 23, 2020 - 23:12

Emri i këngëtares Rita Ora vazhdon të lakohet nëpër mediat botërore, shkruajnë mediat e huaja.

Së fundmi prestigjozja “Forbes” i ka dedikuar një artikull nëpërmjet të cilit i ka ftuar të gjithë që ta vizitojnë Kosovën pasi Rita Ora vjen nga ky vend.

Përveç faktit se mund të vihet lehtësisht dhe pa ndonjë testim, shkaku i statusit ende të pa qartë, “Forbes” rendit si një arsye më shumë për të shkuar në Kosovë, faktin se këngëtarja me famë botërore, Rita Ora, vjen prej atij vendi.

Image

“Kërkesat e hyrjes: nuk ka asnjë kufizim . Statusi i Kosovës për vizitorët ka qenë i paqartë në disa raste, por tani duket se vizitorët mund të shkojnë në një vend të vogël të Ballkanit pa ndonjë test ose kërkesë karantine. Vini re se ka orar qarkullimi në fuqi nga ora 22:30 deri në 5:00 të mëngjesit. Pse të shkojmë në Kosovë? Ndër shumë arsye të tjera, ylli i muzikës pop, Rita Ora është prej andej (ajo e xhiroi këtë video në kryeqytetin Prishtinë)”, shkruhet ndër të tjera./lajmi