Dramë e re në familjen e të vesë së Kobe Bryantit

Dramë e re në familjen e të vesë së Kobe Bryantit

Showbiz September 23, 2020 - 12:15

E veja e Kobe Bryantit nuk gjen qetësi, dramë e re në familjen e saj.

Vanessa Bryant në fillim të këtij viti pësoi goditjen më të madhe, duke humbur bashkëshortin dhe vajzën, shkruan lajmi.net.

Ndërsa, tani ajo përballet me një tjetër situatë aspak të këndshme, kësaj radhe ka të bëjë me një mosmarrëveshje në familje.

Nëna e saj, Sofia Lane, ka drejtuar publikisht akuza për Vanessën në një intervistë, ku thotë se ajo e nxori jashtë dhe ia kërkoi makinën.

Por, i menjëhershëm ka qenë reagimi i Vanessës, e cila shprehet e habitur se si e ëma e saj ka mundur të flasë negativisht për të kur gjithmonë kishte përkrahjen e tyre dhe përmendi gjërat që pretendon se nuk ishin të saj.