Infektuar: 17139
Shëruar: 14787
Vdekur: 657
Orlando Bloom mer masa për sigurinë e Katy Perry

Orlando Bloom mer masa për sigurinë e Katy Perry

Showbiz September 22, 2020 - 22:42

Orando ka marrë masa për sigurinë e gruas së tij.

Katy Perry dhe bashkëshorti i saj, Orlando Bloom, përjetuan një ngjarje terrorizuese para pak ditësh pasi një personi tentoi të hynte me forcë në shtëpinë e tyre. Ai u kap në kohë nga skuadra e sigurisë së këngëtares dhe ndaj tij u vendos një urdhër ndalimi, shkruajnë mediat e huaja, transmeton lajmi.net.

William Terry e quante Perry-n bashkëshorten e tij dhe kishte kërcënuar më parë me mesazhe në Twitter Bloom se do i këpuste kokën.

 

Kjo ishte edhe arsyeja se përse Orlando ka marrë masa për t’u mbrojtur dhe për të mos u vënë sërish në një situatë të tillë të rrezikshme. Aktori është fotografuar në Kaliforni, pak ditë pas ngjarjes, duke mbajtur në dorë një spraj piperi, që përdoret për të larguar njerëzit.

Terry ka tentuar edhe më herët të hynte në shtëpinë e Katy në datë 3 gusht, duke u shprehur se e kishte ftuar këngëtarja. Në disa dokumente të siguruara nga gjykata, Katy shprehet se personi në fjalë është shumë i rrezikshëm dhe ajo ndihet e frikësuar prej tij. Për këtë arsye u vendos një urdhër ndalimi, që Terry të mos i afrohet më këngëtares e familjes së saj.

Kjo në fakt nuk është hera e parë që personazhe të njohur përballen me situata të tilla, të cilat shpesh kanë vënë në rrezik jetët e tyre