Infektuar: 17139
Shëruar: 14787
Vdekur: 657
Ava Max publikon albumin e parë debutues “Heaven and Hell”

Ava Max publikon albumin e parë debutues “Heaven and Hell”

Showbiz September 18, 2020 - 13:18

Artistja shqiptare me renome botërore, Ava Max, ka bërë një tjetër ngjitje të suksesshme në karrierën e saj.

Më në fund pas dy vitesh debutimi në tregun ndërkombëtare dhe një pune intensive përgjatë kësaj kohe, ajo ka arritur të nxjerrë në treg albumin e saj të parë.

“Heaven nad Hell” titullohet albumi i parë debutues i këngëtares shqiptare, që përkthyer në shqip do të thotë “Parajsa dhe ferri”.

E lumtur për këtë projekt të sajin, Ava Max, ndau me ndjekësit në rrjetin social Instagram lajmin se tashmë albumi i saj i parë është i disponueshëm në të gjitha platformat online dhe si kopje fizike në dyqane.

“Pritja për ‘Heaven and Hell’ më në fund ka mbaruar! Avatars (fansa), faleminderit për të gjithë dashurinë që më keni treguar në çdo hap të rrugës. Jam shumë krenare për këtë album dhe shpresoj që do t’ju bëjë të kuptosh sa të fortë jeni dhe të mos pushosh kurrë së qeni vetja juaj e vërtetë. Ju dua … ky është vetëm fillimi”, ka shkruar 25-vjeçarja në Instagram.

Image

Këngëtarja, emri i vërtetë i së cilës Amanda Koçi ka përmbledhur në albumin e saj debutues plot 15 këngë të suksesshme të karrierës si: “Sweet bus Psycho”, “Torn”, “So Am I” etj.

Ndërkohë, në të njëjtën ditë me albumin, Ava Max, publikoi edhe këngën e saj më të re “Naked” e cila është pjesë e albumit të ri, në klipin e së cilës u shfaq në disa skena mjaft provokuese.