“Rave” të dielën prezanton “Ägain”

“Rave” të dielën prezanton “Ägain”

Showbiz September 17, 2020 - 18:32

Këtë të diel, në orën 22:00, në “Rave Travel” do të performojë grupi “Ägain” i cili përbëhet prej dy artistëve, Agon Shporta dhe Andi Thaqi.

Performanca e kësaj duoje do të paraqitet drejtpërdrejt në faqen e “Rave Travel” në Facebook.

“Ägain” është një projekt muzikor, tingulli i të cilit ndërthur elemente hipnotike të plotësuara me detaje të pastra të technos, duke i ofruar dëgjuesit një udhëtim melodik, pranë abstraktit.