Shqipëria konfirmon pjesëmarrjen në “Eurovision 2021”, nuk përfaqësohet nga Arilena Ara

Shqipëria konfirmon pjesëmarrjen në “Eurovision 2021”, nuk përfaqësohet nga Arilena Ara

Showbiz September 17, 2020 - 13:41

Radiotelevizioni shqiptar (RTSH), ka nisur përgatitjet për Festivalin e Këngës ku fituesi përfaqëson Shqipërinë në festivalin evropian “Eurovision”.

Shqipëria sot është bërë shteti i 21-të që ka konfirmuar pjesëmarrjen në Eurovisionin e vitit të ardhshëm që do të mbahet në Rotterdam të Holandës, raporton Zeri.info.

Lajmin për pjesëmarrjen e Shqipërisë në Eurovisionin e vitit 2021, e ka konfirmuar për “Zërin” shefi i delegacionit shqiptar në Eurovision, Kleart Duraj.

“RTSH sapo konfirmoi pjesemarrjen neë Eurovision Song Contest 2021”, ka thënë Duraj për “Zërin”.

Duraj ka thënë se si çdo vit, edhe këtë herë, Shqipërinë në festivalin e evropian të këngës e përfaqëson fituesi i Festivalit të Këngës në RTSH, i cili do të mbahet në fund të dhjetorit.

Nga kjo kuptohet se këngëtarës Arilena Arës nuk do t’i ofrohet mundësia për të shkuar edhe vitin e ardhshëm në Eurovision, pasi këtë vit ky festival ishte anuluar për shkak të pandemisë COVID-19 dhe EBU si organizatore e festivali i kishte dhënë mundësi shteteve që të dërgojnë sërish këngëtarët e njejt por me një këngë tjetër, praktik që Shqipëria duket se nuk do ta ndjek.

Ndryshe, ditë më parë EBU bashkë me organizatorët kanë thënë se pavarësisht situatës me pandeminë, Eurovisioni i vitit të ardhshëm do të mbahet në Rotterdam më 18,20 dhe 22 maj./Zëri