Ndahet nga jeta dizajneri i njohur anglez

Ndahet nga jeta dizajneri i njohur anglez

Showbiz September 12, 2020 - 14:38

Në moshën 88 vjeçare, ka vdekur Terence Conran.

Familja e tij tha se ai gëzonte një jetë dhe karrierë të jashtëzakonshme, që revolucionarizoi mënyrën e jetesës në Britani, shkruan Sky News, transmeton lajmi.net.

Dizajneri britanik, Terence Conran ka vdekur në moshën 88 vjeçare, ndërsa familja e përshkruan si vizionar.

Në një deklaratë të lëshuar përmes Muzeut të Dizajnit, familja e tij tha se ai kishte “vdekur në paqe sot në shtëpinë e tij në Barton Court”.

Ata shtuan: “Një patriot krenar, Sir Terence promovoi më të mirën e dizajnit, kulturës dhe artit britanik në të gjithë botën dhe në zemër të gjithçkaje që bëri ishte një besim shumë i thjeshtë se dizajni i mirë përmirëson cilësinë e jetës së njerëzve”.

“Nga fundi i dyzetave deri në ditët e sotme, energjia dhe krijimtaria e tij lulëzuan në dyqanet, restorantet, baret, kafenetë dhe hotelet e tij dhe përmes bizneseve të tij të shumta të dizajnit, arkitekturës dhe mobiljeve. Themelimi i Muzeut të Dizajnit në Londër ishte një nga momentet e tij më krenare dhe përmes përpjekjeve të tij ai mbeti një kampion i pamëshirshëm i rëndësisë së arsimit për të rinjtë në industritë krijuese”, thuhet ndër të tjera në deklaratë.

Familja dhe miqtë thonë se do iu mungojë shumë ai. Terence u lind në Kingston, Thames më 1931, kurse karrierën e kishte filluar duke shitur mobilje në Londër.

Ai vazhdoi të hapte restorante në të gjithë kryeqytetin para se të niste “Habitat” më 1964, me gruan e tij të tretë, Caroline Herbert.