Ia publikoi fotot se si dukej para operacioneve, Arbenita kërcënon doktoreshën ruse

Ia publikoi fotot se si dukej para operacioneve, Arbenita kërcënon doktoreshën ruse

Showbiz September 10, 2020 - 15:13

Doktoresha e modeles Arbenita Ismaili, nuk është kujdesur shumë për privatësinë e saj. Ajo, duke dashur të tregoj aftësitë që ka, ka publikuar dy foto të Arbenita Ismailit, duke bërë krahasimet sesi dukej ajo para dhe si dukej pas ndërhyrjeve që i ka bërë.

Së fundmi në opsionin mini-intervistë në rrjetin social Instagram me ndjekësit, doktoresha u pyet rreth fotove të Arbenitës, nëse ishin të vërteta ose photoshop.

“Unë nuk publikoj foto të pavërteta, vetëm foto të punës time”, është përgjigjur doktoresha ruse Alla Budasova.

Kjo deklaratë mesa duket e ka irrituar modelen e cila ka publikuar në “Instastory” një foto ku shihen mesazhet kërcënuese që ajo i ka dërguar doktoreshës.

“Do shkosh në burg, ke për ta parë kush është Arbenita. Më beso. Sapo të shkelësh në Britani do e shohësh. Mjaft përdore fotot e mia për famë. Je mbretëresha e fotoshopit”, ishin mesazhet që Arbenita i’a kishte dërguar doktoreshës ruse.

Image

Image