Seldi zyrtarizon lidhjen e re, kjo është vajza që ia rrëmbeu zemrën

Seldi zyrtarizon lidhjen e re, kjo është vajza që ia rrëmbeu zemrën

Showbiz September 10, 2020 - 13:06

Seldi ka prezantuar të dashurën e re.

Seldi Qalliu është një prej artistëve që vazhdimisht komentohet shumë edhe për jetën private, shkruan lajmi.net.

Ai tashmë ka nisur një lidhje të re, të cilën e zyrtarizoi pikërisht për ditëlindjen e vajzës që ia ka rrëmbyer zemrën.

Këngëtari publikoi disa imazhe, nga ndeja që ia organizoi partneres për ditëlindje, ndërsa e uroi me një fotografi romantike.

E dashura e re e Seldit është Sindi Celaj, e cila mbushi 22 vjet jetë, ndërsa në urimin e tij, këngëtari shkruan “Edhe 100 zemra ime, të dua”.

Ai posoi një imazh, në të cilin shihet duke i dhuruar puthje pasionante të dashurës, të cilën e befasoi edhe me një tortë.

Para lidhjes me modelen Sindi Celaj, Seldi Qalliu ishte në lidhje me Dafina Zekën dhe Mimoza Shkodrën.

Image
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Edhe ë zemra ime te dua shum ë

A post shared by Seldi Qalliu (@seldi__qalliu) on