Shyhrete Behluli bashkëpunon me artistin e njohur turk

Shyhrete Behluli bashkëpunon me artistin e njohur turk

Showbiz September 08, 2020 - 20:05

Shyhrete Behluli po punon me një emër të njohur për projektin e ri muzikor.

Shyhrete Behluli së fundi ka udhëtuar për në Turqi, ku po punon për projektin e ri muzikor, shkruan lajmi.net.

Këngëtarja, ka ndarë me ndjekësit një fotografi në Instagram, në të cilën u shfaq krah kompozitorit, këngëtarit dhe tekstshkruesit të njohur turk.

Bëhet fjalë për Sinan Akcil, me të cilin ajo u shfaq në studio muzikore, teksa po përgatitej për këngën e re.

Ajo nuk ka preferuar të japë më shumë detaje, por fansat e këngëtares tashmë e dinë që diçka e madhe po vjen nga Shyhretja.

Udhëtimin në Turqi, Shyhrete Behluli bashkë me vajzat e saj, e ka shfrytëzuar edhe për pushime. 

Image