Shpallet burri më “seksi” në botë për vitin 2020

Shpallet burri më “seksi” në botë për vitin 2020

Showbiz September 06, 2020 - 23:33

Sot, titullari në fuqi ka disa ide se kush mund të jetë sipas tij burri më seksi për vitin e pandemisë a.k.a 2020.

Kur u shpall nga People si “Burri më seksi në botë” për vitin 2019, John Legend ishte i vetëdijshëm për reagimin e njerëzve, madje edhe vetë u habit nga zgjedhja e People sa bëri shaka në Twitter duke krahasuar veten me Idris Elba-n, i shpallur si njeriu më seksi në botë për vitin 2018, transmeton Telegrafi.

“Ka qenë gallatë. Më ka pëlqyer me të vërtetë teksa tallesha me veten, sepse s’e merr dot veten seriozisht kur dikush të cilëson si Njeriun më Seksi në Botë. Nuk është fakt i mirëfilltë dhe nuk duhet të merret shumë seriozisht.” – tha Legend për People.

Ai shtoi se është përpjekur të argëtohet, por është i gatshëm të heqë dorë nga titulli për t’ia lënë vendin yllit të “Aquaman”.

“Nuk e di (se kush mund të jetë), por duke iu referuar Twitter-it në kohën kur u përmend emri im, u dalluan reagimet që përmendën Jason Momoa.”

Jason Momoa ka të gjitha gjasat për t’u shpallur njeriu më seksi për këtë vit.

Image