Gala Alia, finaliste e “Voice of Belgium”

Gala Alia, finaliste e “Voice of Belgium”

Showbiz September 05, 2020 - 21:01

Nuk janë të pakta rastet ku shqiptarët korrin sukses edhe jashtë Shqipërisë. Vajza e këngëtarit të njohur shqiptar Robert Aliaj, Gala është bërë kandidatja kryesore për çmimin fitues në “The Voice Kids” në Belgjikë.

Ka qenë vetë Robert Aliaj ai i cili e ka dhënë këtë lajm duke shprehur emocionin më të madh që ka përjetuar në të gjithë jetën e tij.

“Sapo ndodhi, Gala kaloi në finale”- shkruan Roberti, krahas videos ku vajza e tij këndon.

Gala Alia ia ka dalë që të kalojë edhe gjysmëfinalen me këngën e njohur “Stop The Flame”, të artistes së famshme Celeste.

Interpretimi i saj ka mahnitur edhe jurinë të cilët kanë mbetur të impresionuar nga zëri i saj i mrekullueshëm.

Të shumta kanë qenë mbështetësit të cilët kanë komentuar duke e uruar artistin për këtë sukses të vajzës së tij. Gala është bërë e njohur që herët për publikun shqiptar disa vite më parë në spektaklin e njohur “Dance With me Albania” , ku ajo performoi së bashku me babain e saj.

Nëse arrin që të shpallet fituese e The Voice Of Kids, 14-vjeçarja do të renditet përkrah emrave të artistëve me origjinë shqiptare që na kanë bërë krenarë në mbarë botën, si Dua Lipa, Rita Ora, Bebe Rexha, e shumë të tjerë.

Klan Plus