Aktorja Alyssa Milano thotë se tani po i humb flokët, pasi luftoi COVID-19 për muaj të tërë

Aktorja Alyssa Milano thotë se tani po i humb flokët, pasi luftoi COVID-19 për muaj të tërë

Showbiz August 12, 2020 - 11:52

Alyssa Milano zbuloi në “Twitter” se po humbet flokët, pasi rezultoi pozitive për antitrupat COVID-19, shkruan CNN.

Aktorja ka qenë duke luftuar simptomat e virusit që nga muaji mars, kur tha se filloi të përjetonte ethe dhe dhimbje koke. “Mendova t’ju tregoj se çfarë u bën COVID-19 flokëve tuaj”, ka shkruar Milano së bashku me videon.

“Ju lutemi merrni seriozisht këtë”, është mesazhi i saj.

Në video ajo tregon furçën e saj të pastër para se të lajë flokët e lagur. “Unë thjesht kam dashur t'ju tregoj sasinë e flokëve që po më dalin nga koka si rezultat i COVID-19”, tha Milano në video.

Duke mbajtur një grumbull të madh flokësh përpara kamerës, ajo thotë se nga një krehje e flokëve rezultati është humbja e flokëve nga COVID-19. “Vendoni një maskë ju lutem!”, transmeton “Zeri”.

Image

Në një intervistë në CNN me Chris Cuomon dhe ekspertin e sëmundjes infektive, doktor William Schaffner, javën e kaluar, aktorja tha se ishte duke pritur për këshilla nga mjekët se çfarë të bëjë tani që është në shërim, duke theksuar se nuk është e qartë se cilët hapa të ardhshëm ajo duhet t’i marrë. "Pyetja ime është pse nuk ka udhëzime se çfarë duhet të bëni pasi të shëroheni. Unë nuk e di nëse duhet të shkoj të kontrolloj zemrën time ose mushkëritë e mia. Ka shqetësime për sistemin vaskular. A duhet të shkoj të marr një panel për të gjitha këto?”.

Sipas saj, nuk ka udhëzime, sepse kjo është gjithçka kaq e re. “Kjo isha unë më 2 prill, pasi u sëmura për 2 javë”, shkroi ajo në “Instagram” së bashku me një foto, ku shfaqej e veshur me një aparat frymëmarrjeje. “Unë kurrë nuk kam qenë e sëmurë, gjithkah kisha dhimbje, humbja të shijes”, shkroi ajo.

Ajo ka bërë të ditur se ndihej sikur një elefant, ishte ulur në gjoksin e saj. “Unë nuk mund të merrja frymë. Nuk mund të ushqehesha. Kam humbur 9 kile në 2 javë. Unë në thelb kisha çdo simptomë të COVID-19”, ka shkruar Milano, duke shtuar se megjithëse ishte testuar dy herë negative për virusin, ajo që atëherë ka testuar pozitive për antitrupat. /Zëri