Kiara foli për të dashurin dhe s’ka dilema që e ka me Butrintin!

Kiara foli për të dashurin dhe s’ka dilema që e ka me Butrintin!

Showbiz August 08, 2020 - 16:40

Raporti mes Butrint Imerit dhe Kiara Titos përbën një sagë tashmë 2-vjeçare.

U bënë bashkë, u ndanë, u ribashkuan!

Image

Image

Këto kanë qenë tre prej komenteve me të cilat dy emrat e njohur kanë mbushur mediat. E duket se romanca mes tyre pavarësisht ulje – ngritjeve po vazhdon.

Kjo u la të kuptohej përgjatë muajit korrik kur dyshja pushonin në po të njejtin vend në jug të Shqipërisë dhe është konfirmuar sërish në mënyrë indirekte.

Në një sesion të pyetjeve nga fansat, Kiara është pyetur mbi shenjën e horoskopit të të dashurit të saj.

Pa i përmendur emrin, ajo e ka “komplikuar” pak duke treguar shenjën në horoskopin kinez – miu. Dhe gjejeni pak “rastësinë”!

Image