Dani sqarohet: Ka virus, por po bëhet shumë më e madhe se që është

Dani sqarohet: Ka virus, por po bëhet shumë më e madhe se që është

Showbiz August 06, 2020 - 22:59

Këngëtari i njohur, Ramadan Krasniqi, ka sqaruar në emisionin Sonte në deklaratën e tij rreth virusit Covid-19.

Dani tregoi problemet që i kishte me zemër. Ai tha se atë kohë kishte pasur thashetheme se kinse ai e ka virusin, shkruan Gazeta Express.

“Po të vdisja, të gjithë do të thonin se unë vdiqa prej Covidit atëherë”, thotë ai.

“Po të ndodhte që të vdisja atëherë, do të thoshin që e kam virusin. E kam thënë disa herë që e besoj virusin, Zoti e ka krijuar atë dhe të gjitha. E dimë se ka viruse”.

“Kom mujt shumë lehtë ta kryej të gjithë këtë muhabet. Do të thoja “Po është e vërtet ekziston virusi” dhe askush nuk do të spekulonte. Por gjithkush ka të drejtë të ketë mendimin e tij, unë nuk frikohem. Ekziston virusi, por nuk frikësohna. Gjithçka është e caktuar dhe disa gjëra po zmadhohen”.

“Njerëzit do të vdesin. Të gjithë do të vdesin. Kur po i shoh lajmet se vdiq një person por ka pasur edhe disa sëmundje të tjera, nuk jam dakord me këtë. Virusi ekziston, por po bëhet shumë më madhe se që është. Duhet të respektohen masat dhe rekomandimet dhe po mos të përhapet paniku.”, shtoi ai.