Mozzik do të shpërndajë 30 mijë kopje falas të albumit

Mozzik do të shpërndajë 30 mijë kopje falas të albumit

Showbiz August 05, 2020 - 21:06

Këngëtari i njohur Gramoz Aliu- “Mozzik”, ka publikuar kohë më parë albumin e tij të parë të titulluar “Mozzart”.

Albumi është publikuar në një kohë kur e gjitha bota po përballet me pandeminë COVID-19 dhe si shkak i kësaj situate reperi ka vendosur të shpërndajë falas albumin e tij, shkruan Zeri.info

Në një njoftim nga vet Mozzik, thuhet se që nga dita e shtune do të nis shpërndarja e 30 mijë kopjeve të albumit në gjithë qytetet e Kosovës, ndërsa ka kërkuar nga fansat e tij që ta kuptojnë situatën dhe të mos mblidhen dhe të vendosin maskat.

Ai ka thënë se këtë po e bën në shenjë falanederimi për fansat e tij./Zëri

Image