E kritikuan lidhur me trupin, Sara publikon mesazhin që i ka dërguar vjehrra

E kritikuan lidhur me trupin, Sara publikon mesazhin që i ka dërguar vjehrra

Showbiz August 04, 2020 - 21:53

Sara e ka publikuar mesazhin që ia ka dërguar Xheri.

Partnerja e Ledri Vulës, Sara Hoxha, menjëherë u kthye në emrat më të komentuar në media, shkruan lajmi.net.

Lidhja me Ledrin, konfirmimi i shtatzënisë dhe gjinisë së foshnjës ishin vetëm disa nga arsyet.

Sara Hoxha së fundmi e ka publikuar një foto në Instagram dhe ajo u shndërruar në lajm.

E shtrirë teksa po relaksohej në det, Sara Hoxha gjatë ditës së hënë kishte publikuar një foto në bikini ku tregonte strijat në pjesën e këmbëve, të cilat ishin krijuar pas lëkundjeve në peshë.

Lidhur me këtë foto duket se ka marrë kritika dhe më pas Sara ka sqaruar gjithçka.

Ajo dha një sqarim publik, pasi si duket ndjekësit kishin menduar se këto vija krijohen si pasojë e shtatzënisë, e disa të tjerë i quanin celulit.

Mbështetje ka gjetur nga vjehrra e saj Xheraldina Vula e cila i ka shkruar në Instagram e mesazhin më pas e ka ndarë edhe Sara me ndjekësit.

Image

Image