Infektuar: 10988
Shëruar: 6616
Vdekur: 373
Dua Lipa, webfaqen e saj zyrtare do ta punojë në Kosovë

Dua Lipa, webfaqen e saj zyrtare do ta punojë në Kosovë

Showbiz July 30, 2020 - 18:28

Pop ylli botëror Dua Lipa është duke thyer rekorde me albumin e saj më të ri, “Future Nostalgia”, i cili ka marrë kritikat më pozitive nga të gjitha anët.

Dhe pikërisht për ta bërë promovimin global të albumit të ri, menaxhmenti i Duas ka ftuar kompani të ndryshme të bëjnë propozime kreative për krijimin e webfaqes së re për albumin e këngëtares.

Mirëpo fakti interesant në këtë proces është se uebfaqja e re https://dualipa.com është zgjedhur për t'u bërë në Prishtinë, nga ekipi i agjencisë së marketingut “Republika Communications”, e cila edhe pse është agjenci e themeluar nga Dukagjin Lipa, ishte propozimi fitues në mesin e propozimeve të shumta që janë bërë nga kompanitë e ndryshme nga Britania dhe SHBA-së.

Momentalisht, Dua Lipa është artistja më e dëgjuar femër në botë në Spotify. Pak ditë më parë Dua ka thyer një tjetër rekord duke u bërë artistja e parë femër me 4 këngë me mbi 1 miliard dëgjime në Spotify.

Javën e kaluar, Dua e ka publikuar këngën “Un Dia”, të cilën e ka realizuar bashkë me J. Balvin, Bad Bunny dhe Tainy, ndërsa më 14 gusht, Dua ka paralajmëruar edhe një super risi - remiksin e këngës “Hallucinate”, të cilën do të bëjë bashkë më divën Madonna dhe Missy Elliott.