Infektuar: 10795
Shëruar: 6411
Vdekur: 365
Ceremonia e Emmy Awards do të mbahet në formë virtuale

Ceremonia e Emmy Awards do të mbahet në formë virtuale

Showbiz July 30, 2020 - 16:22

Ceremonia e këtij viti e “Emmy Awards” do të zhvillohet nga distanca për shkak të pandemisë, thanë organizatorët.

Producentët ekzekutivë kanë kontaktuar me kandidatët duke u kërkuar atyre që të përgatiten për të marrë pjesë nga shtëpia – ose kudo që dëshirojnë të jenë.

“Siç e keni menduar me siguri, ne nuk do t’ju kërkojmë të vini në Teatrin Microsoft në qendër të LA në 20 shtator,” thuhet në letër. “Këtë vit, do të jetë akoma nata më e madhe e industrisë televizive … por ne do të vijmë te ju!”

Ceremonia do të transmetohet nga ABC dhe do të moderohet nga Jimmy Kimmel. Çmimet Emmy njohin përsosmërinë në industrinë e TV dhe kjo është më e madhe në televizionin amerikan, raporton BBC, transmeton Klan Kosova.

Ceremonia e ndarjes së çmimeve pasohet nga ngjarje të tjera të industrisë së argëtimit që janë ndërprerë nga pandemia këtë vit.