Infektuar: 10795
Shëruar: 6411
Vdekur: 365
 Themeluesi i grupit të famshëm hip-hop “The Roots” ndërroi jetë

Themeluesi i grupit të famshëm hip-hop “The Roots” ndërroi jetë

Showbiz July 30, 2020 - 13:25

"Talent i madh dhe me zemër e madhe", shkroi në “Twitter” Don Champion.

"Sot mbaj zi për kushëririn tim të dashur”, duke konfirmuar se Malik Bee, themeluesi i grupit “The Roots”, ndërroi jetë në moshën 47 vjeçe.

"Ende mbaj mend kur ai dhe 'The Roots’ filluan të bënin muzikë. Ai na jepte kasetat mua dhe babait tim për të dëgjuar. Po më mungon, Malik", shkroi Don në “tweet”-in e tij.

Malik Abdul Basit vlerësohet si një legjendë e Filadelfias për shkak të ndikimit të tij në hip-hop në vitet 1990 në grupin "The Roots", së bashku me Ahmir Questlov Thompson dhe Tariq Black Tot Trotter. Ai bëri muzikë me këtë ekip në katër albumet e tyre të para.

Reperi më pas u largua nga grupi në vitin 1999, së bashku me disa anëtarë të tjerë, ishte në prag të albumit të tij të pestë, por vendosi të ndjekë një karrierë solo.

Black Toth ia dedikoi këngën "Water" Malikut, i cili përshkroi në detaje kontributin e tij në grup. Më pas Malik u kthye në grup në dy studio albume në 2006-n dhe 2008-n.

"The Roots" njihet më së miri për këngën e tyre emocionale, të cilën e bënë në bashkëpunim me këngëtarin Eryka Badu, raporton “Zeri.info”.

 

Përktheu dhe përshtati: Berna Caka