Platforma më e famshme muzikore zyrtarisht edhe në Kosovë
Showbiz
July 15, 2020 - 18:20
Platorma më e famshme e transmetimit të muzikës, Spotify, po rrit praninë e saj në Evropë dhe tani do të jetë në dispozicion në 13 vende të reja në pjesën Lindore të kontinentit.
Kosova , Shqipëria, Bjellorusia, Bosnja dhe Hercegovina, Kroacia, Kazakistani, Moldavia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Rusia, Serbia, Sllovenia dhe Ukraina janë shtesat e reja.
Duke filluar nga sot, përdoruesit në këto rajone mund të shijojnë shërbimin e transmetimit të muzikës i cili sjell 50 milionë këngë, 4 miliardë playlista, dhe muzikë të lokalizuar të kuruar për audiencën lokale. /Prive.al