Ndërron jetë në moshën 27-vjeçare nipi i Elvis Presleyt

Ndërron jetë në moshën 27-vjeçare nipi i Elvis Presleyt

Showbiz July 13, 2020 - 13:09

Ka ndërruar jetë në moshën 27-vjeçare Benjamin Keough, nipi i ikonës së rok ‘n’ rollit, Elvis Presley.

Autoritetet amerikane ende nuk kanë dhënë detaje për rrethanat ose kohën e vdekjes së Keoughyt, shkruan "Reuters", transmeton "Klan Kosova".

Policia në Los Angeles e ka konfirmuar se një person me emrin Benjamin Keough, i moshës 27-vjeçare, është gjetur pa shenja jete.

Rasti mbetet duke u hetuar.