Infektuar: 10247
Shëruar: 5944
Vdekur: 327
Misteri i mbytjes së aktores Naya Rivera, kërkuesit: Ka goditur kokën në liqen

Misteri i mbytjes së aktores Naya Rivera, kërkuesit: Ka goditur kokën në liqen

Showbiz July 11, 2020 - 20:03

Aktorja e serialit të njohur amerikan GLEE, Naya Rivera mund të ketë goditur kokën teksa është hedhur në liqen e Kalifornisë nga barka e saj, thanë sot grupet e kërkimit për trupin e saj.

Aktorja 33-vjeçare supozohet të ketë vdekur në liqenin Piru në jug të Kalifornisë të mërkurën por operacionet e kërkimit janë ende në vijim.

Djali 4-vjeçar e saj u gjet i vetëm në barkën e marrë me qira dhe i tha hetuesve se mamaja e tij “u hodh në ujë por nuk u kthye më”.

Kreu i grupeve të kërkimit Robert Inglis tha për mediat se Rivera është hedhur nga barka në ujë por mund të ketë goditur kokën në një nga degët, mbetjet apo gurët nën sipërfaqe.

“Njerëzit kanë thyer qafën edhe më parë në raste të tilla. Ndodh si në pishina ashtu dhe në liqene. Në disa vende thellësia mund të jetë vetëm 1 metër por nuk kuptohet deri sa je brenda. Ka shumë bimësi, pemë ose degë të forta”.

Familja e trishtuar e Naya-s tha se shpresojnë që kërkuesit të gjejnë trupin e saj që ta qajnë e ta varrosin.

Gjyshi i djalit të saj Josey, 65-vjeçari Arnold Dorsey, tha: “Jemi të trishtuar, do të dëshironim që të gjendej trupi i saj në mënyrë që të kemi një mbyllje”.

Djali i të ndjerës Josey ka kujdestari të përbashkët me të atin dhe ishte parë dje duke shëtitur me të.

Image

Image

Image

Image

Image