Bashkëshortja e Will Smith pranon publikisht lidhjen jashtëmartesore

Bashkëshortja e Will Smith pranon publikisht lidhjen jashtëmartesore

Showbiz July 11, 2020 - 16:54

Aktorja Jada Pinkett Smith ka pranuar lidhjen me këngëtarin 27-vjeçar, August Alsina.

48-vjeçarja e ka bërë këtë pohim në një emision online që drejton ajo.

Alsina deklaroi pak ditë më parë, se ai kishte pasur një lidhje me Jadan, ndërsë më parë kishte marrë edhe ‘bekimin’ e bashkëshortit të saj, aktorit të njohur Will Smith.

Jada pranoi pikërisht në emisionin e të shoqit, se kishte pasur një lidhje me këngëtarin 4 vjet më parë, kur ai ishte 23-vjeç.

Ata u njohën prej të birit të dy aktorëve të njohur, që ishte mik me këngëtarin Alsina.

“Ne po kalonim një kohë të vështirë bashkë, ndërsa August kishte nevojë për ndihmë”, tha Jada para të shoqit, një rrëfim bombastik ky, në një emision që ka pasur rekord shikueshmërie.

Tashmë rrëfimi i Jadas, është një konfirmim i asaj që thuhej prej vitesh, Por që Will Smith dhe Jada Pinket Smith, kanë sot një martesë më të fortë se kurrë.

Burimi: Daily Mail