Digjet statuja e Melania Trumpit në vendin e saj të lindjes në Slloveni

Digjet statuja e Melania Trumpit në vendin e saj të lindjes në Slloveni

Showbiz July 09, 2020 - 11:55

Një statujë prej druri e Melania Trumpit është djegur.

Statuja e Zonjës së Parë 50-vjeçare, e vendosur në qytetin e saj të lindjes Sevnica, Slloveni, raportohet se u vu në zjarr të shtunën, 4 Korrik, përcjell gazeta "Blic".

Policia lokale i tha Brad Downeyt, artistit amerikan që porositi skulpturën, se statuja e Melania u vu në zjarr dhe se ata po hetojnë situatën. Ata gjithashtu e informuan atë se statuja do të shembet.

“Unë dua të di pse e bënë atë,” i tha Downey "Reuters"-it.

Artisti tha që qëllimi që qëndron pas statujës ishte të nxirrte në pah politikën e diskutueshme të imigracionit nga administrata e presidentit Trump, ndërsa bëri të ditur se vetë Melania është një emigrante.

Tani për tani as Melania dhe burri i saj nuk i janë drejtuar djegies së shtatores së saj.

Image