Ringo Starr traditën e festës së ditëlindjes e kthen në koncert online bamirësie

Ringo Starr traditën e festës së ditëlindjes e kthen në koncert online bamirësie

Showbiz July 07, 2020 - 13:14

Ringo Starr është mirënjohës për të kaluarën dhe optimist për të ardhmen, duke thënë se mezi pret të festojë ditëlindjen e 80-të të tij në 7 korrik, edhe pse tani do të festohet në internet për shkak të pandemisë, shkruan BBC.

“Unë kam një ditëlindje shumë të madhe; do të jem 80 vjeç”, thotë Starr. “Por këtë vit do ta festoj pak më ndryshe nga 12 vitet e fundit, ku kemi pasur momentin e paqes dhe dashurisë në mesditë”.

Kjo traditë filloi në vitin 2008 ku u mblodhën mbi 100 të ftuar për ditëlindjen e tij në “Hard Rock” në Çikago. Që atëherë, festa e ditëlindjes së tij është zgjeruar në 27 vende, me epiqendrën e saj në një skenë të madhe në Hollywood, raporton Zeri.info.

Bateristi i “Beatles” feston këtë ngjarje me shfaqje muzikore nga vetë ai dhe miqtë e tij, para qindra fansave të tij. Por këtë vit, atij iu desh ta anulonte ngjarjen për shkak të pandemisë Covid-19.

Në vend të saj, ai do të organizojë një koncert bamirësie virtual në YouTube të quajtur “Ringo’s Big Birthday Show”. Atij do t’i bashkohen Sir Paul McCartney, Joe Walsh, Ben Harper, Sheryl Crow, Gary Clark Jr dhe Sheila E për të përfituar çështjen e Black Lives, Fondacionin David Lynch, MusiCares dhe WaterAid. /Zëri