Infektuar: 5118
Shëruar: 2370
Vdekur: 108
Java e bashkëpunimeve: Këto janë këngët që të publikohen këto ditë

Java e bashkëpunimeve: Këto janë këngët që të publikohen këto ditë

Showbiz June 29, 2020 - 14:11

Kjo javë do të jetë e mbushur me këngë të reja, por që do të dominojnë bashkëpunimet.

Tre nga to veçse kanë datat e publikimit të lajmëruara.

E para vjen me 30 qershor nga Rino Sopjani dhe Nushi dhe titullohet “A e din”.

Një ditë më vonë do të vij trio e super komentuar Dafina Zeqiri, Ledri Vula dhe Lumi B.

Në fillim të javës do të vij edhe “Je t’aime” nga Ghettogeasy dhe Majk.

Të premten vjen dhe dueti i dytë mes Mozzik dhe Kidës “Kërkun”.

Ndërsa në fundjavë publikohet kënga solo e Gjikos, mirëpo këto nuk do të jenë të vetmet meqenëse ka shumë artistë që kanë projektet gati që pritet ti publikojnë këtyre ditëve./Prive.al