Infektuar: 9869
Shëruar: 5480
Vdekur: 303
Ja pse dukeshat po veshin fustane të shtrenjta me vathë të lirë

Ja pse dukeshat po veshin fustane të shtrenjta me vathë të lirë

Showbiz June 27, 2020 - 18:18

Meghan Markle dhe Kate Middleton vazhdojnë të veshin vathë të lirë me fustanet e stilistëve – dhe mund të ketë një arsye strategjike pas saj, sipas ekspertëve.

Fenomeni i ri i modës mbretërore fitoi për herë të parë vëmendjen në qershor, kur Middleton veshi një palë vathë prej 10 dollarësh me petale nga Accessorize (treguar më lart) me një fustan prej 222 dollarësh Sandro Paris.

Ajo rriti gjërat në një nivel të lartë në shtator, duke veshur një palë vathë 6 dollarë – gjithashtu nga Accessorize – me një fustan prej 2,000 dollar nga Emilia Wickstead në Back to Nature Garden në Londër.

Markle ndoqi trendin e njëjtë, duke zgjedhur një palë prej 6 dollarësh, të cilat raportohet se i kishte huazuar nga një mike e cila i bleu ato nga Portobello Road Market në Londër.

Ajo i kombinoi vathët me një fustan prej Valentino  që kushtoi 10,000 dollarë në dasmën e shoqes së saj Misha Nonoo në shtator.

Kjo është një strategji e përdorur për të apeluar në “një gamë të gjerë socio-ekonomike të njerëzve”, tha eksperti i modës Cécile Duclos për Insajder.

“Zgjedhja e përzierjes së pjesëve luksoze me sende nga shitësit me pakicë, poashtu  të çmimeve të përballueshme është një strategji,” thotë Duclos, një asistente, në një shtëpi të madhe të modës me bazë në Mbretërinë e Bashkuar, e cila zgjodhi ta mbajë anonim.

“Rrobat që shfaqin marka të niveleve të larta ose stilistë të ardhshëm apelojnë në botën e modës. Të zgjedhura me kujdes, ato tregojnë njohuri dhe mbështetje të industrisë së modës.”

Duclos shtoi se kjo njohuri “mund të ndikojë në popullaritet në mënyrë të favorshme, popullaritet që nga ana tjetër bëhet një aset për përpjekjet e tyre diplomatike dhe politike”.

“Aksesorët e përballueshëm, nga ana tjetër, janë përdorur për të apeluar tek një audiencë tjetër. Ky është publiku i gjerë, i cili gjithashtu mund të shijojë modën, por jo domosdoshmërisht mund të përballojë dizajne të stilistëve”.

Image

Image