Infektuar: 14939
Shëruar: 12325
Vdekur: 611
Tom Cruise arrin në Londër për xhirimet e “Mission Impossible 7”

Tom Cruise arrin në Londër për xhirimet e “Mission Impossible 7”

Showbiz June 27, 2020 - 13:46

Tom Crusie u pa teksa ateroi me një helikopter në Londër, ndërsa përgatitet për të rifilluar xhirimet e filmit të ri.

Ai raportohej se po pushonte në Saint Hill Manor në West Sussex gjatë mbylljes së koronavirusit, shkruan DailyMail, transmeton lajmi.net.

Por, Tom Cruise dukej i përqendruar dhe gati për veprim pasi ai zbriti nga një helikopter në Londër të enjten, përpara se të rifillonte xhirimet e “Mision Impossible 7” në një bazë të vjetër të ushtrisë.

Aktori, 57 vjeç, kishte vendosur një maskë në fytyrë, kufje të mëdha dhe mbronte sytë me një palë syze.

Tom kishte veshur një palë xhinse dhe bluzë të zezë të thjeshtë, teksa doli nga helikopteri.

Xhirimet e filmit duhej të kishin nisur në shkurt në Venedik, Itali, por u ndërprenë për shkak të përhapjes së COVID-19.

Xhirimet janë zhvendosur në Angli, ku do të rifillojnë në shtator, ndërsa pritet  të dalë në treg më 19 nëntor 2021.

Image

Image