Tenori Ramë Lahaj pritet në takim nga ministri Cakaj

Tenori Ramë Lahaj pritet në takim nga ministri Cakaj

Showbiz June 04, 2020 - 12:12

Tenori shqiptar me famë botërore, Ramë Lahaj, së fundmi është pritur në takim nga ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme në Qeverinë e Shqipërisë, Gent Cakaj.

Lajmin e bëri të ditur vet ministri Cakaj, ndërsa ndau në rrjetet sociale disa momente nga takimi i tyre në zyrën e tij në Shqipëri. 

Ai po ashtu tregon se me Lahajn kanë biseduar për artin, kulturën, historinë, Kosovën dhe Shqipërinë.

“Sot më vizitoi në zyrën time miku im i çmuar e tenori me peshë të madhe ndërkombëtare, Ramë Lahaj! Biseduam për artin, kulturën, historinë, Kosovën e Shqipërinë ë! Krenar që një djalë i rritur në Kosovë, ish-ushtar i UÇK-së në mbrojtje të vendit të tij, sot ka prekur majat më të larta të artit botëror”, ka shkruar ndër të tjerash ai. Lahaj po ashtu ka ndarë një imazh me ministrin në llogarinë e tij personale, Instagram, duke shkruar: “Me mikun e çmuar Gent Cakaj”.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Me mikun e cmuar, @gentcakaj .

A post shared by ë (@ramelahaj) on

Tenori me prejardhje nga Istogu periudhën e pandemisë e ka kaluar në Australi, ndërsa me t’u lehtësuar masat ditë më parë u kthye në Kosovë dhe momentalisht ndodhet në Shqipëri.

Ai po vazhdon të jetë njëri prej artistëve më të kërkuar e më të suksesshëm në botë në fushën e tij.