Amarda Toska u drejtohet shqiptarëve: Reagoni për përdhunimet dhe vrasjet në vendin tonë

Amarda Toska u drejtohet shqiptarëve: Reagoni për përdhunimet dhe vrasjet në vendin tonë

Showbiz June 02, 2020 - 22:54

Një pjesë e madhe e njerëzve në Shqipëri e në Kosovë i janë bashkuar fushatës "Black Lives Matter".

Por, këtë gjë Amarda Toska po e sheh si modë që ata po pëlqejnë ta ndjekin.

Këtë e ka shprehur ajo përmes një postimi të bërë në llogarinë e saj në "Instagram".

“Shumë mirë reagoni ndaj racizmit dhe mbani kete qendrim te drejte, por duket me teper si mode qe ju pelqen ta ndiqni!! Reagoni ne fillim per perdhunimet dhe vrasjet qe po ndodhin cdo ditë ne vendin tone, per vendosjen e drejtesise dhe per ceshtje te harruara etj etj”, ka shkruar moderatorja.