Alban Skënderaj dhe Elgit Doda së shpejti sjellin këngën “Parajsa ime”

Alban Skënderaj dhe Elgit Doda së shpejti sjellin këngën “Parajsa ime”

Showbiz May 31, 2020 - 23:19

Artistë të ndryshëm të estradës tashmë kanë filluar që të publikojnë projektet e tyre, duke u përgatitur për verën e këtij viti.

Anipse nuk i dihet ende se a do të mbahen koncertet, këngë të ndryshme po u servohen dëgjuesve anembanë.

Kantautori i mirënjohur, Alban Skenderaj, i ka bashkuar forcat me Elgit Dodën, për të sjellë realizimin e ri muzikor.

Projekti titullohet “Parajsa ime” dhe sipas Albanit, do të jetë një këngë që do të dëgjohet më shumë se një herë.

“Një dolli për hitin e radhës. Do ta dëgjoni deri sa t’ju vijë në maje të hundës. Ju premtojmë se kolona zanore e kësaj vere do të jetë ‘Parajsa Ime'”, ka shkruar kantautori në përshkrimin e fotografisë.

Në imazh, dyshja shihen duke ngritur dolli, kurse në sfond duket bregdeti që i jep fotografisë një frymë verore.