Olta Gixhari rrëfen njohjen me partnerin dhe planet për dasmë

Olta Gixhari rrëfen njohjen me partnerin dhe planet për dasmë

Showbiz May 31, 2020 - 16:23

Ajo vetëm pak javë më parë befasoi fansat kur tregoi se është në pritje të ëmbël.

Fjala është për aktoren nga Shqipëria, Olta Gixhari, e cila tash e një kohë është karantinuar në Spanjë me të dashurin e saj dhe se dyshja pritet të bëhen prindër për herë të parë së shpejti.

Biondja së fundmi ka dhënë një intervistë për revistën “Story”, ku mes shumë gjërash ka folur për partnerin dhe shtatzëninë e saj. 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Revista Story (@revista.story) on

Gixhari ka treguar se ajo dhe i dashuri e kishin planifikuar për të hedhur këtë hap të rëndësishëm.

“Ishte e planifikuar, madje di edhe kur është zënë. Faleminderit Zotit erdhi në një mënyrë të menjëhershme, pa strese, pa problem. Nuk do ta zbuloj ende sa muajshe jam, do ta zbuloj më vonë në Instagram”, është shprehur aktorja.

Olta po ashtu ka folur më detajisht edhe për personin që i ka rrëmbyer zemrën, duke theksuar se: “Është njeri shumë diskret, i urren kamerat, videot, fotot, jetën e showbizit”.

Ata janë njohur për Krishtlindje dhe siç rrëfeu Olta, shumë më vonë ka ardhur edhe puthja e parë.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Kush mund ta gjej ne cilin muaj te shtatzanise jam ? ë

A post shared by Olta Gixhari (@oltagixhari) on

“Gjërat që nuk beson, ato ndodhin. Unë nuk besoja kurrë tek lidhja në distancë. Nuk e mendoja kurrë një marrëdhënie, bashkëjetesë, martesë me dikë që jeton jashtë. Kjo ishte aryseja pse ika erdha shumë herë derisa e mora seriozisht dhe dhashë puthjen e parë”, ka thënë ndër tjerash Gixhari. Artistja shqiptare zbulon se pas karantinës do të organizojnë edhe dasmën.