Hollywood-i reagon ashpër për vrasjen e George Floyd

Hollywood-i reagon ashpër për vrasjen e George Floyd

Showbiz May 29, 2020 - 19:24

Emrat më të famshëm dhe më me ndikim në Amerikë po kërkojnë drejtësi për George Floyd.

Floyd, një burrë i zi 46 vjeçar, vdiq të hënën menjëherë pasi u arrestua për një akt jo të dhunshëm në Minneapolis. Videoja e arrestimit tregon një oficer të policisë me gjurin në qafën e Floyd ndërsa thotë se nuk mund të marrë frymë dhe lutet për ndihmë.

Që të katër oficerët janë larguar nga puna.

Image
Familja e të ndjerit George Floyd

Tani, yje si Beyoncé, Halle Berry dhe John Boyega kanë reaguar në internet, ndërsa Whoopi Goldberg shprehu mendimin e saj në “The View”.

Më shumë yje ndanë pikëllimin dhe zemërimin e tyre, përfshirë regjisorin Ava DuVernay, i cili postoi këtë mesazh: “Ju merituat frymën tuaj, dinjitetin tuaj, jetën tuaj. Të mos vdisni në rrugë, të vrarë nga gjuri i një polici të bardhë në qafë. Ju meritoni lotët tanë, lutjet tona, zemërimin tonë. Ne duhet të veprojmë – për ju – dhe për të gjithë ata për të cilët nuk ka kamera rrotull. Ne duhet. #GeorgeFloyd “.

Lebron James postoi një foto të vetes në një bluzë me fjalët e George, “Unë nuk mund të marr frymë.”

Yje të tjerë si Madonna, Ariana Grande, Cardi B, Justin Bieber, Taylor Swift dënuan ashpër dhunën që rezultoi në vdekjen e Floyd, i vrarë mizorisht nga policia amerikane.

Image