Bebe Rexha flet për herë të parë, prindërit e saj ishin më shumë se tre javë të sëmurë me koronavirus

Bebe Rexha flet për herë të parë, prindërit e saj ishin më shumë se tre javë të sëmurë me koronavirus

Showbiz May 29, 2020 - 17:05

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka folur së fundmi për periudhën e karantinës dhe koronavirusit, për familjen dhe planet për karrierën muzikore.

31-vjeçarja shqiptare foli për TV Extra, dhe tregoi se prindërit e saj ishin infektuar me koronavirus.

“Ata u infektuan… dhe ishin shumë të sëmurë për 3 javë, dhe u nervozova shumë”, tha këngëtarja 30-vjeçare, për TV Extra.

Bebe Rexha jeton në Los Angeles, ndërsa prindërit e saj banojnë në New York. Ajo pranoi se kishte menduar të udhëtonte dhe shkonte pranë tyre, ndonëse ishte e pamundur për shkak të bllokimit të kufijve.

“Isha duke menduar ta bëja të gjithë rrugën me veturë…të kujdesesha për ta … Ata ishin aq të gatshëm për të mos na pasur mua dhe vëllain tim atje, por më në fund u bënë më mirë”, tha ajo.

Këngëtarja e lindur në Brooklyn të New Yorkut tregoi se e ka kaluar kohën e izolimit duke provuar receta të reja gatimi dhe është përpjekur të qëndrojë pozitive. Një gjë ku ajo mund të përqendrohet është publikimi i albumit të saj të ri, për të cilin ka punuar prej muajsh në studio.