Argëtim live, Afrim Muqiqi dhe grupi “Yjet” performojnë sonte në “Radio Prishtina”

Argëtim live, Afrim Muqiqi dhe grupi “Yjet” performojnë sonte në “Radio Prishtina”

Showbiz May 28, 2020 - 13:10
LIVE në Radio Prishtina nga ora 19:00

Këngëtari i mirënjohur për publikun mbarëshqiptar, Afrim Muqiqi, si dhe grupi muzikor “Yjet” performojnë sonte drejtpërdrejt.

Në orën 19:00 fillon performanca e tyre, të cilën të gjithë adhuruesit e këngës së tyre mund ta ndjekin në platformën “Kujtesa 87”, po ashtu në “IPKO 138”, si dhe në “Tibo”, përcjell “Zeri.info”.

Përveç këtyre kanaleve, një performancë të tillë të Afrim Muqiqit mund ta dëgjoni edhe në frekuencën 89.8 fm të “Radio Prishtinës”.