Infektuar: 4715
Shëruar: 2227
Vdekur: 101
Rekord i ri për më së shumti shikues ‘live’ në 'Instagram'

Rekord i ri për më së shumti shikues ‘live’ në 'Instagram'

Showbiz May 26, 2020 - 09:45

Transmetimi i drejtpërdrejtë nga Acun Ilicali në llogarinë e tij në "Instagram" e ka thyer rekordin për më së shumti shikues në kohë reale me 2.7 milionë pjesëmarrës.

Ky rekord u thye gjatë transmetimit të garës “Survivor 2020” në televizionin "TV8".

Kështu, numri i shikuesve arriti në 2.7 milionë dhe rekordi botëror u thye, shkruan “Somag News”, transmeton gazeta "Express".

Rrjeti social "Instagram" u bllokua për një kohë të shkurtër për shkak të numrit të madh të shikuesve.

Rekordin e mëparshëm e mbante reperi amerikan Tekashi, me dy milionë shikues.