Sinan Hoxha publikon fotografi nga festa e veçantë në katërvjetorin e lindjes së djalit të tij

Sinan Hoxha publikon fotografi nga festa e veçantë në katërvjetorin e lindjes së djalit të tij

Showbiz May 25, 2020 - 23:36

Ditën e sotme (e hënë) këngëtari i njohur nga Shqipëria, Sinan Hoxha, ka festuar ditëlindjen e katërt të djalit.

Me këtë rast, ai i kishte organizuar një festë të veçantë të birit në kushte shtëpie, ku të ftuar ishin disa nga shokët e tij.

Artisti i njohur është kujdesur që t’i mbajë aktiv fansat duke publikuar imazhe e video të ndryshme nga festa e zhvilluar për të birin.

Image

“Shpirti im, edhe 100 ishalla”, ka shkruar në njërin prej postimeve këngëtari Hoxha.

Në hapësirën për komente, Sinani pranoi urime të shumta edhe nga miqtë, kolegët dhe fansat e shumtë që numëron në Instagram. 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Shpirti im ♥ë♥ë edhe 100 ishalla

A post shared by Sinan Hoxha (@sinanhoxha_) on

44-vjeçari prej vitesh është i martuar me bukuroshen Andrra Destani dhe kanë vetëm një djalë të quajtur, Ansi.

Si shumë nga artistët tjerë, edhe Sinani po e shijon periudhën e izolimit mjaft shumë me familjen duke respektuar rregullat ndaj COVID-19.